Premium Store
02LAJME

Mitrovicasja shkoi për mjekim në Spital, hajnat ia vjedhin çantën me para

Një qytetare nga Mitrovica ka mbetur pa çantën e saj derisa po qëndronte për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të premten, më 3 korrik 2026, rreth orës 09:37, në rrugën “Adem Ademi” në Mitrovicën e Veriut.

Dukato 1

Ankuesja ka bërë të ditur se, derisa ndodhej në ambientet e Spitalit Rajonal Mitrovicë – Veri për të marrë shërbime mjekësore, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën personale.

Në çantë, sipas raportimit, ndodheshin dokumente personale si dhe një shumë parash, duke i shkaktuar asaj dëm material.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aquapark 2