Aurora Group
02LAJME

Mitrovicasi rrah nënën e tij, arrestohet nga Policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në mbrëmje në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, njofton Mitropol.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 20:30. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke arrestuar të dyshuarin.

Aurora Group

Policia bën të ditur se burri i dyshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Megjithatë, sipas raportit zyrtar, nga rasti nuk janë raportuar persona të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që pas procedurave fillestare, i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar./Mitropol/

Koha