Aquapark 1
02LAJME

Dyshohet për dhunim të një të miture në Mitrovicë, arrestohet një person

Një burrë i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Dhunim”, pas një rasti të raportuar në Mitrovicën e Veriut, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është evidentuar më 28 korrik 2026, ndërsa i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Premium Store

Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin kompetent, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal.

Pas procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Për shkak të mbrojtjes së identitetit të viktimës së mitur, Mitropol nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e saj.

Aquapark 2