Medi
02KOSOVËLAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut, në një rast që po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 29 korrik 2026, rreth orës 16:00. Viktima, një burrë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Aquapark 2

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti./Mitropol/

Koha