Premium Store
02KOSOVËLAJME

Rrahen mes vete të burgosurit në Burgun e Mitrovicës së Veriut, bëhen për spital

Një incident i dhunshëm është raportuar të hënën, më 20 tetor 2025, rreth orës 14:30, në Qendrën e Mbajtjes në Mitrovicën e Veriut, ku dy persona të dyshuar janë përfshirë në një përleshje fizike brenda ambienteve të institucionit, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor, të dy të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore, duke kërkuar ndërhyrje dhe trajtim mjekësor të menjëhershëm. Sipas policisë, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

SultanDoner

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është kualifikuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe është hapur procedurë hetimore për të sqaruar rrethanat që çuan deri te përleshja.

Burime brenda sistemit korrektues theksojnë se incidentet e tilla ndonjëherë ndodhin për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme mes të ndaluarve, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se do të ndërmerren masa disiplinore dhe do të hetohen të gjitha përgjegjësitë eventuale të stafit./Mitropol/

Koha