
Në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre, njofton Mitropol.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë është evidentuar më 30 gusht, rreth orës 03:00, ku gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe barut për mbushje të fishekëve.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga ekipet relevante.
Ndërkohë, rreth orës 04:40, në një tjetër shtëpi të pabanuar në Zubin Potok janë gjetur dhe konfiskuar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Edhe për këtë rast është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Të dyja rastet po hetohen nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Mitropol/








