Një kamion dyshohet se ka shmangur pikë-kalimet kufitare të rregullta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar drejtuesin e kamionit dhe pas kontrolleve janë vërejtur dy vetura pa targa në rimorkion e tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.
“Njësitë policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit janë vërejtur dy vetura pa targa dhe pa dokumente përkatëse” -thuhet në njoftim.
“Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që kamioni dhe veturat të dërgohen ne terminal doganor, ndërsa i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – njoftoi policia./Kallxo/