Shoferi i dehur shkakton aksident me fatalitet, një i vdekur dhe dy të lënduar në Spitalin e Mitrovicës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së dielës në Zubin Potok, pas përplasjes së dy veturave. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe dy persona, raporton Sinjali.
Burime nga spitali i Mitrovicës kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në këtë qendër, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Sipas dyshimeve të para, aksidenti është shkaktuar nga njëri prej të lënduarve, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka goditur me veturë automjetin tjetër, ku mbeti i vdekur një person.
Ndaj shoferit të dyshuar pritet që të nisin hetimet dhe të shoqërohet në stacion policor, posa të përfundojë trajtimin në spital.








