
Shoqata humanitare “Bereqeti” dega në Vushtrri, ka realizuar aktivitetin e radhës humanitar, shkruan Mitropol.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë ndihmuar 4 familje në nevojë, duke iu dhuruar atyre mish kurbani.

Ky mish kurbani u dhurua falë donacionit që erdhi nga një bamirës emri i të cilit mbetet anonim.

Shoqata “Bereqeti” edhe në të kaluarën ka ndihmuar familjet në nevojë nga qyteti i Vushtrrisë dhe i Mitrovicës. /Mitropol/







