Medi
02LAJME

Shpërndahet një video ku dëgjohen të shtëna që pretendohet se janë në veri, Policia e po e trajton rastin

Një video ku shihen disa persona të maskuar duke shtënë me armë zjarri në ajër, po raportohet të ketë ndodhur në veri të vendit gjatë natës së mbrëmshme.

Në lidhje me këtë, burime brenda Njësisë Speciale kanë thënë se ata janë gjithnjë në gatishmërinë më të lartë.

Weelnes

“E kemi parë videon. Me aq sa di po trajtohet nga organet kompetente, por ne gjithmonë jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë ky burim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, në lidhje me videon ka thënë se “s’kam info”.

Ndërkaq, pyetje janë dërguar edhe tek zëdhënësi tjetër i policisë për Mitrovicën e Veriut, Branislav Radoviq, por pa përgjigje.

Në videon që po qarkullon në mediat sociale, disa persona të maskuar shihen para një automjeti me targa KM, të cilën janë të armatosur me armë automatike.

Ata dëgjohen duke thënë: “Ne u kthyem”, “Kosova është Serbi” e “Krimeja është Rusi”.

 

 

Premium Store