Medi
LAJME

Shpërthen PDK-ja në Vushtrri: Aktivistët të pakënaqur me Ferit Idrizin


Disa aktivistë të PDK-së në Vushtrri kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me kryetarin aktual të Vushtrrisë, Ferit Idrizin, shkruan Mitropol.

Sipas Driton Ramës, dhe Iset Prekazit pakënaqësitë po rrjedhin rreth punës së kryetarit dhe njerëzve afër tij.

Ata gjithashtu kërkojnë që vlerat e PDK-së të mbrohen me vepra dhe jo të zbehen me interesa të ngushta.

Postimi i plotë:

Prej themelimit kemi qenë tre persona që i kemi qëndruar besnikë kësaj Partie, me gjithë përkushtimin dhe besimin tonë. Idealet e saj vazhdojmë t’i mbajmë me krenari.
Por sot, nuk mund të heshtim: jemi të pakënaqur me udhëheqjen në komunë dhe me njerëzit përreth kryetarit. Jo me Partinë, sepse Partia është shumë më e madhe se individët.
Besimi ynë është dhe mbetet tek vlerat për të cilat u ngrit kjo Parti – por kërkojmë që ato të mbrohen me vepra dhe jo të zbehen nga interesa të ngushta.

Active