Shpërthime të vazhdueshme tek “Tre rrokaqiejtë”, banorët shqiptarë kërkojnë shtimin e forcave policore

Shpërthime të vazhdueshme po ndodhin në Veri të Mitrovicës, më saktësisht tek “Tre Rrikaqiejtë”, shkruan Mitropol.
Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës folën për “Mitropol” ku treguan situatën aktuale që po mbretëron atje.
Ata theksuan se tek vendi i njohur si “Tre rrokaqiejtë” po ndodhin shpërthime të vazhdueshme.
Banorët thanë se aktualisht po ndjehen të pasigurt dhe kanë kërkuar shtimin e forcave policore të Kosovës në Veri në mënyrë që të evidohet ndonjë fatkeqësi eventuale.
Banorët dyshojnë se kriminelët serbë vazhdimisht po hedhin shok-bomba për t’i frikësuar qytetarët andej. /Mitropol/








