Shqetësuese: Trepça po humbet minatorët – ata po largohen për shkak të problemeve me paga

Puna në minierë vazhdon të mbetet si një nga profesionet më të rrezikshme në vend, ku përpos vështirësive fizike minatorët vazhdojnë që të përballen çdo ditë me kushte të rënda të punës, shkruan Mitropol.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, përmes një prononcimi në “Front Online” ka shprehur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat po punojnë minatorët.
“Sfidat më të mëdha të minatorëve janë kushtet bazike sidomos mikroklima në minierë është jashtëzakonisht e nevojshme për shkak të temperaturave të larta dhe për shkak të mos investimeve në ndërmarrje po krijon sfida tek minatorët dhe shëndeti i tyre” u shpreh ai tutje.







