Shqipe Selimi sqaron arsyen e mungesës në votim: Mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi – njëherësh edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit – ka reaguar pas interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik rreth mungesës së saj në votim gjatë seancës së sotme për konstituim të Kuvendit, shkruan Mitropol.
Ajo theksoi se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë fare me motive partiake, por me disa postime të Gërvallës ndaj bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi nga datat 7 shkurt dhe 25 mars të 2020-ës
“Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje” është shprehur tutje ajo.
Selimi u shpreh mirënjohëse ndaj kolegëve, aktivistëve dhe votuesve për mirëkuptimin.







