Shqipe Selimi tregon pse s`mori pjesë në protestën kundër Speciales: Nuk isha familjarja e vetme që mungova

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, vetëm sot ka reaguar për protestën kundër Gjykatës Speciale, shkruan Mitropol.
Selimi ka treguar se pse nuk mori pjesë në këtë protestë, e cila kishte për qëllim të denonconte padrejtësitë e Gjykatës Speciale ndaj Rexhep Selimit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruar se nuk ishte familjarja e vetme që ka munguar.
Selimi gjithashtu ka kritikuar mediat që kanë shkruar për mungesën e saj në protestë, duke shtuar se është bërë për të dëmtuar VV-në.
Postimi i plotë:
Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt: 82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale: 30 nga PDK, 34 nga LDK, 18 nga partitë e komuniteteve pakicë. Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar. E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje. Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!







