Medi
LAJMESHQIPËRI

Shqipëria hap negociatat me BE-në për një kapitull të ri

Shqipëria do të hap negociatat me BE-në për Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” si një hap konkret drejt anëtarësimit në BE, shkruan Mitropol.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dje, se kapitujt përfshijnë politikat e transportit, energjinë, rrjetet trans-europiane, si dhe mjedisin dhe klimën

Premium Store

“Kapitujt përfshijnë: Politikat e transportit (Kapitulli 14), Energjia (Kapitulli 15), Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).”, shkroi Rama.

Rama tha sa ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë – vendit krenar të BE-së, sipas tij./Mitropol/

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë: Politikat e transportit (Kapitulli 14), Energjia (Kapitulli 15), Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian.

Koha