Market Florenti
LAJME

Shqiptarët në ndihmë të refugjatëve ukrainas: Na u kthyen emocionet e Kosovës gjatë 1999 (VIDEO)

Për të ndihmuar refugjatët në kufirin Poloni-Ukrainë, kanë shkuar edhe disa shqiptarë, të cilët rrëfimin e tyre e ndanë për Rubikon me Adriatik Kelmendin, i cili po përcjell nga afër situatën e krijuar pas agresionit rus.

Don Gabrieli, i cili shërben në Ulqin, ka thënë se në kufirin polako-ukrainas gjendet bashkë me vullnetarët tjerë të misionit Caritas dhe se ky rrugëtim i rikthen emocionet për kohën kur në situatë të njëjtë kishin kaluar edhe kosovarët.

Aurora Group

Ndërkaq, Arian Nikolla, nga Kosova, është ai që po ashtu po pret refugjatët në kufirin Poloni-Ukrainë.

Për gjithë organizimin në këtë zonë, ndiqni më poshtë rrëfimin e tyre të dhënë për Adriatik Kelmendin.

Premium Store