Shteti serb zbarkon në Rashkë për spektakël, do të takojë Listën Srpska

Të enjten do të mbahet takimi i radhës i përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me presidentin serb dhe të gjithë ministrat në Qeverinë e Serbisë, ka konfirmuar sot për TV Prva, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.
Ai shtoi se në takim do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Ata do të diskutojnë “konkluzionet politike që duhet të arrihen”.







