Medi
LAJMESHQIPËRI

Shtohen radhët e klerikëve bektashianë

Ceremonia e përkujtimit të 130-vjetorit dhe 75-vjetorit të kalimit nga jeta të ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Abaz Hilmi Dede, zhvilluar më datë 18 mars 2022 në Selinë e Shenjtë Bektashiane, pati dhe një risi të veçantë, pasi Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi dede Edmond Brahimaj, mbështetur në Statutin Bektashian dhe rregullat kanunore të bektashizmit, dekretoi me gradën ‘Dervish’, dy kandidatët për dervish, Hasan Carkanji dhe Ermal Hoxhën.

Dervish Hasani, i sapo dekretuar, është pranë Selisë Bektashiane, ndërsa dervish Ermali, në teqenë e Turanit, në Tepelenë.

Medi

“Pas riteve tradicionale, Kryegjyshi Botëror i bekoi vëllezërit e sapo dekretuar për misionin e tyre në Udhën e Hakut, të Haxhi Bektash Veliut.”, njoftojnë nga kryegjyshata botërore në komunikatë.

Në këtë ceremoni, morën pjesë dhe klerikë të tjerë bektashianë, të cilët i uruan vëllezërit e tyre të sapo dekretuar.

Weelnes