Dukato 2
KOSOVËLAJME

Shtyhet fillimi i kampionatit të basketbollit për shkak të zgjedhjeve komunale

 

Sezoni i ri i basketbollit, i planifikuar të nisë mes datave 5 dhe 7 tetor, pritet të shtyhet për të paktën një muaj për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve komunale më 12 tetor.

Active

Procesi zgjedhor, duke përfshirë edhe numërimin e votave, kërkon përdorimin e hapësirave të mëdha si palestrat, të cilat për këtë periudhë do të jenë të zëna. Për shkak të pranisë së kamerave dhe nevojës për kushte të kontrolluara gjatë numërimit, këto ambiente nuk mund të përdoren për aktivitete sportive.

Si pasojë, jo vetëm basketbolli, por edhe të gjitha garat e tjera që zhvillohen në palestra janë të rrezikuara të shtyhen ose të anulohen përkohësisht.

Autoritetet sportive janë në pritje të një vendimi zyrtar dhe po shqyrtojnë mundësitë për riorganizimin e kalendarit të garave, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.

Koha