
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot vizitoi pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Mitropol.
Përveç Bërnjakut, Sveçla vizitoi edhe Liqenin e Ujmanit aty ku u sulmuan me armë disa policë të Kosovës.
E për vizitën e Sveçlës siguria ishte maksimale. Policët e Kosovës vazhdimisht mbanin dorën në armë për ndonjë rast të jashtëzakonshëm.

Sveçla vizitoi po ashtu edhe disa prej policëve që u sulmuan më 31 korrik 2022. /Mitropol/








