OP-ED

Sikur të ishte gjallë Isa!

Autor: G.B

A thua do t’i lejonte këta burrështetas, që enden e sorollaten në kryeqendrat evropiane kinse po e bëjnë më të mirën pë vendin?!

KL
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Si mundet një njeri i pa sedër si kryeministri ynë ta shpaloj setrën aq shpejtë e të gjejë penën në xhepa të tij për të nënshkruar një dokument në dëm të vendit të Isa Boletinit?

Si ka fytyrë kryeministri ynë të dalë para popoullit të tij të gënjejë për marrëveshje në “favor” të vendit, ku shihet kjartë që vëtëm emërimet në dokumente janë të ndryshme nga ajo mëhershmja. Nga Asociacion në Vetmenaxhim. Zajednicën e nënshkroi njeriu që e kundershtoi që nga fillimet e tij politike, duke i numëruar të gjitha dështimet, na doli vetëm një mashtrues edhe për këtë.

Erdhe në pushtet duke kundërshtuar pikërisht Zajednicën. I vure flakën gjithandej, madje edhe në parlament, dogje e shkatërrove e prapë dole ti e realizove, këtë nuk do të falë gjaku i dëshmorëve.
Para se të vije në pushtet premtoje rend dhe ligj, drejtësi për të gjithë, vetëvendosje e këmbëngulje në parime tona si popull viktimë ndaj okuptaorit, ti thoje që nuk do të ulesh në tavolinë të bisedimeve pa u zbardhë fati i të zhdukurve, por e bëre, do të thotë që je mashtrues që me këto kauza erdhi në pushtet!

Ju mendoni që qytetarët e vendit nuk kanë memorie për këtë, por do ju zhgenjejnë në zgjedhjet e ardhshme!

Pse po vetëquheni “Isa Boletin” i kohës moderne e në fakt nuk vleni as sa thonjtë e këmbës se tij.

Dua të ju kujtoj nje fakt. Po të ishte Isa Boletini gjallë, e në vendin tuaj sigurisht që do të hynte në takim njejtë si në vitin 1913 në Londër. Do gjëmonte vendi nga zëri i tij ashtu si i ishte drejtuar përkthyesit me fjalët “Thuaj zotërit George qe unë jam malësor, ashtu siç është dhe ai, që zemra e tij është e sjellshme me njerëzit e vuajtun, dhe thuaj mikut të shqiptarëve që kur të vijë pranvera, tokën e Kosovës do ta plehërosim me eshtra të serbëve sepse ne shqiptarët kemi vuajtur shumë.”.

Ahh sa do të donim të kishim një udhëheqës të tillë sot!