LAJME

Sinani thotë se BE po përdor standarde të dyfishta: Pse s’reagojnë ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë?

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, tha se BE përdor standarde të dyfishta, kur është fjala për serbët e Kosovës si dhe shqiptarët në Luginë.

Roadside
Market Florenti

Ajo u shpreh se “BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel”, teksa adresoi dhe dy pyetja.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

“Por kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera. Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë?

Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, pyeti këshilltarja e kryeministrit Kurti.