Dukato 2
LAJME

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së thërret konferencë lidhur me protestën e paralajmëruar


Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të mbajë nesër një konferencë për media, shkruan Mitropol.

Përmes një njoftimi thuhet se qëllimi i konferencës është informimi mbi protestën që Sindikata do të organizojë, duke bërë publike datën, orën dhe kërkesat e drejta që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e ligjit në Radio Televizionin e Kosovës.

Sindikata ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur krizën financiare që po rrezikon funksionimin e transmetuesit publik.

Ata poashtu theksojnë se është e domosdoshme që të alokohet sa më shpejt pjesa e mbetur e buxhetit të miratuar nga Kuvendi, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e misionit të RTK-së.

Në komunikatë thuhet se nëse buxheti nuk alokohet deri më 5 gusht 2025, SPERTK paralajmëron nisjen e padive ligjore dhe protestave nga 6 gushti.

Premium Store