Skandal në Champions- Zvezda falënderon polakët për banerin “Kosova është Serbi”

Skuadra serbe “Crvena Zvezda” i ka falënderuar tifozët e Lech Poznanit që në ndeshjen për rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Mitropol.
Falënderimi i Zvezdës erdhi pasi tifozët polakë kishin shpalosur një baner me mbishkrimin ” Kosova është Serbi”.
Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Zvezda e fitoi me rezultat 1:3, faqja zyrtare e klubit serb në platformën “X” publikoi një foto të banerit dhe shkroi “Faleminderit” në gjuhën polake (“Dziękujemy”), duke i falënderuar kështu publikisht tifozët e Lech Poznanit për këtë mesazh politik.
Kujtojmë se edhe pse Polonia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, një pjesë e tifozëve polakë vazhdojnë të mbështesin narrativat serbe në çështjen e Kosovës.
UEFA vazhdimisht ka shqiptuar gjoba dhe ndëshkime ndaj klubeve apo federatave për incidente të ngjashme.








