Aurora Group
EKONOMIKOSOVËLAJME

Skandal: Produktet që në 2021 janë blerë me 200 euro, sot pagujen 270 euro – paralajmërohet sërish rritje e çmimeve

Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet ta godasë edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e madhe e mallrave importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit.
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj rritjes së çmimeve në tregjet evropiane për shkak të importit. Ai thotë se edhe tashmë ka inflacion të lartë të çmimeve.
Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 7.1 për qind.
“Me këtë inflacion po përballen qytetarët e Kosovës. Për shembull, artikujt që para dy vjetësh janë blerë me 100 euro, vitin e kaluar nuk ka pasur mundësi të blihen me 200 euro. Ato produkte, që më 2021 janë blerë me 200 euro, sot paguhen 270 euro. Vërtetë, kjo është shqetësuese”, thotë Gërxhaliu.
Dukato 1