Market Florenti
02LAJMESHNETA

SKANDAL: Reparti i Hemodializës i shtrien pacientët në qese të shtretërve, nuk kanë çarçafë e as aparatë për tension

Sektori i Shëndetësisë është njëri prej sektorëve më me probleme në qytetin e Mitrovicës.

Veç aferrave korruptive e dallavereve të disa prej doktorëve të këtij spitali për të përfituar në kurriz të qytetarit edhe shërbimi e infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Një pacient ka raportuar në “Mitropol” se pacientët në repartin e Hemodializës po detyrohen të shtrihen në qeset e shtretërve, pasi spitali nuk ka çarçafë për t’i shtruar mbi shtretër.

Edhe numri i vogël i çarçafëve që posedon spitali, sipas pacientit që raportoi rastin në “Mitropol” janë shumë të papastërt.

Veç çarçafëve, në këtë repart të spitalit nuk ka as aparatë për matjen e tensionit, gjersa shoqëruesit e pacientëve detyrojnë t’i bartin për nevojat e tyre edhe bidonët e acetonit që duhet bartur nga punonjësit e spitalit.

“Mitropol” ditët në vijim do raportojë edhe për disa skandale tjera brenda Spitalit të Mitrovicës, nisur nga dyshimet e konkurseve të kurdisura e punësimeve nepotike, deri tek pritjet disamujore për termine të fotografimit CT, e tek dyshimet për prishjen e qëllimshme të Rentgenit për përfitime materiale nëpër ordinanca private nga persona të caktuar.

Koha