LAJME

Skandaloze: Analisti nga Shqipëria krahason drejtuesit e UÇK-së me Mlladiqin

Analisti shqiptar, Shpend Gashi, ka ofenduar rëndë gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i krahasuar me kriminelët serbë si Ratko Mladiq dhe Milan Radoiçiq.

I ftuar në “Zonë e Lirë” analisti dhe ish profesori i shkencave politike, i ka quajtur ‘kriminelë lufte’ prijësit e UÇK-së.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Ai ka ofenduar edhe popullin kosovar duke shtuar se “nuk duhet strehuar kriminelët”– duke iu referuar krerëve të UÇK-së.

“…Edhe shqiptarët e Kosovës, ata gjeneralët që janë e bënë Kosovën çorapë. Nuk kanë qenë më të mirë se Mlladiqi e Radoiçiqi- kriminel lufte kanë qenë edhe ata. Po çka se ke frikë ti përmendësh sepse duhet ruajtur kombin. Kombi nuk mbahet duke strehuar kriminel. Kanë vrarë edhe serbë të pafajshëm”, citohet të ketë deklaruar ky analist në emision me Arian Çanin.