Active 2
02LAJMESHNETA

SKANDALOZE: Klinika e Pediatrisë në Mitrovicë ngjason me depo mbeturinash (FOTO)

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në Mitrovicë vazhdon të mbetet shumë e pafavorshme për trajtimin e fëmijëve aty, shkruan Mitropol.

Në vend se kushtet higjienike të këtij reparti të ishin shembull, meqë aty trajtohen shtresa më e ndjeshme e shoqërisë, ky repart jep shembull si mos më keq.

Premium Store

Në korridorin e kësaj klinike është lënë një tavolinë e shkatërruar para dyerve të ashensorit edhe ashtu jofunksional, gjë që e bën këtë vend të duket sikur depo mbeturinash.

Deputetja Krasniqi kërkon që të ndahen mjete financiare për Klinikën e Pediatrisë në Mitrovicë

Në Kuvendin e Kosovës para ca ditësh deputetja Rrezarta Krasniqi kishte ngritur shqetësimin e saj në lidhje me kushtet e kësaj klinike.

Ajo theksoi se ndarja buxhetore e menduar për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë larg nevojave të kësaj fushe, duke përmendur Klinikën e Pediatrisë në Mitrovicë që funksionon në kushte të rënda.

Ndryshe, Pediatria mbetet klinika me kushtet më të këqija nga të gjitha repartet./Mitropol/

Weelnes