Medi
02LAJMESHNETA

SKANDALOZE: Shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë sulmon fizikisht qytetarin (VIDEO)

Një rast skandaloz i dhunës është regjistruar në repartin e Gjinekologjisë së Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” pardje, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Në këtë rast, videon e së cilit e ka siguruar ”Mitropol” shihet se si shefi i repartit të Gjinekologjisë, Dr. Blerim Feka sulmon bashkëshortin e një gruaje të shtrirë në këtë repart.

Medi

Sipas sqarimit që ka dhënë qytetari i sulmuar,H.M. për “Mitropol”, i njejti ka marrë informatë nga pacientët e tjerë të shtrirë se fëmiu i tij i porsalindur me operacion ka pasur telashe me frymëmarrje, andaj ai si prind ka qenë i shqetësuar dhe ka kërkuar nga shefi i repartit që t’i mundësohet ta shoh gruan dhe fëmiun e tij.

Por, pas kësaj kërkese të tij, siç thotë qytetari i sulmuar, doktori ka filluar të ekspozojë sjellje që s’i kanë hije aspak, deri tek sulmi fizik, rast për të cilin është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë të siguruar nga “Mitropol”:

VIDEO E SULMIT

Active 1