Medi
LAJME

Skenderaj nuk gjen qetësi – Sulm brutal ndaj katër personave, dy të arrestuar për tentim vrasje

 

Gjatë pasdites së djeshme një ngjarje tjetër e ka shokuar Komunën e Skënderajt, ku katër persona janë sulmuar fizikisht nga dy meshkuj, shkruan Mitropol.

Pellini

Më saktësisht, ky sulm ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”, ku të dy burrat e dyshuar janë arrestuar nga Policia.

Viktimat, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit deri në hetimin e plotë të rastit.

Premium Store