
Bujar Istrefi të cilin e tërë Mitrovica e njeh me nofkën ‘Skilli’ është ndër më meritorët për fitoren e mbrëmshme të KH “Trepça” karshi klubit nga Peja, “Famgas Besa”, shkruan “Mitropol”.
Pas fitores me rezultat 40-39, Skilli postoi edhe fotografinë e fitores me Kupën e Kosovës në duart e tij.
Skilli, kryetari i pandalshëm që ndihmoi KH Trepçën ta fitojë Kupën
Skilli veç si punëtor i madh njihet edhe si humanist.
Skilli e mori në menaxhim KH Trepçën në kohën kur ekipi ishte pranë rënies nga liga, por mbrëmë Mitrovica festoi Kupën pas angazhimit të gjatë të klubit dhe trejnerit Taib Kabashi, pas plot 22 vitesh pa kupë./Mitropol/








