Aurora Group
KOSOVËLAJME

Skulptori Behramaj: Tre muaj sa kam punuar, kam biseduar me Leotrimin, ia kam parë lotët

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me skulpturën e vogëlushit Leotrim Ahmeti, i cili ishte vrarë në vitin 1998 nga forcat serbe.

“Tre muaj sa kam punuar me Leutrimin kam biseduar me të, i kam parë lotët e tij. Është financim komplet i imi e i familjes time vetëm për ta realizu skulpturën e tij. Unë e kam përjetu luftën, i kam përjetu edhe krimet e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Active 1

Me të kontaktuar me nivelin lokal në Skenderaj, Behramaj ka thënë se kanë qenë të gatshëm menjëherë të pranojnë që ta vendosin në qendër të qytetit.

“Kam kontaktuar me Komunën e Skenderajt sa i përket projektit tim, si kryetari Fadil Nura po ashtu edhe nënkryetari Sami Lushtaku kanë pranuar menjëherë dhe e kanë ndarë një tokë në qendër të Komunës. Më 18 qershor do të vendoset kjo skulpturë në Skenderaj për nderë të ditës së çlirimit”, është shprehur ai.

Active