
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar një vdekur dhe janë regjistruar 720 raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 159 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 5678.
“Nga 4785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekje. Sot janë shëruar 159 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 5678”, thuhet në njoftimin e MSH-së.








