Premium Store
02IN MEMORIAM

Sot 1 vit nga dita kur Mitrovica humbi 4 qytetarë të njohur të saj

Viti i kaluar ishte fatal për Mitrovicën. Një nga ditët e rënda të vitit të kaluar ishte dita kur Mitrovica për shkak të përshkallëzimit të pandemisë humbi dy teknikë shëndetësor dhe një taksist, shkruan Mitropol.

Veç këtyre treve, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, humbi jetën edhe Ismet Roka, një nga qytetarët e respektuar të qytetit.

Tripika

Së pari arriti lajmi i zi për vdekjen e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili i ishte dorëzuar virusit në orët e hershme të mëngjesit.

Pas lajmit për Maculën u dha lajmi për vdekjen e Ismet Rokës.

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes u dha kumi i vdekjes së Ahmet Ahmetit, taksistit të respektiar nga Zasella.

Lajm tjetër i rëndë në orët e mbrëmjes ishte vdekja e Sherafedin Mehmetit, të njohur si Sheki, i cili ishte ndër punonjësit shëndetësor më të dashur në qytet.

Këto vdekje të këtyre figurave e kishin ngritur numrin e viktimave në 25 vetëm për qytetin e Mitrovicës atëbotë./Mitropol/

Koha