Active 2
KOSOVËLAJME

Sot 24 vite nga masakra e përgjakshme e Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë

Sot u bënë 24 vite nga dita kur në Reçak u masakruan 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe, shkruan “Mitropol”.

Masakra e Reçakut ishte edhe historikisht momenti kur bota ktheu sytë nga Kosova.

Active

Mijëra qytetarë do bëhen bashkë sot për të bërë homazhe në fshatin Reçak të komunës së Shtimës, në 24 vjetorin e masakrës.

Më 15 janar të vitit 1999 banorët u zgjuan nga krismat e armëve që ishin bërë thuajse të zakonshme në atë kohë të luftës.

Forcat policore dhe ushtarake serbe morën jetën e 45 civilëve, masakër kjo për të cilën dëgjoi thuajse e gjithë bota.

Ngjarja e dhimbshme që ndodhi në këtë fshat, ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Viktima më e re në moshë e Masakrës së Reçakut ishte vetëm 13 vjeç ndërkaq më i moshuari 99 vjeç.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë më 15 janar, 1999, ishte pjesë e aktakuzës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ndaj Sllobodan Millosheviqit, Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.

Gjykata i akuzonte këta persona për vrasjen e qindra civilëve shqiptarë në Kosovë, ndërsa në mënyrë specifike përmendej vrasja e së paku 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak.

Forcat policore e ushtarake serbe masakruan 45 shqiptarë të moshave të ndryshme, 44 emrat e të cilëve i shihni më poshtë.

Kishte edhe nga ata që iu shua e gjithë familja, e ndër ta më e reja ishte 13 vjeçare./Mitropol/

1. HAKIP I. IMERI (1966 – 1999)

2. NAZMI N. IMERI 1917 – 1999)

3. BUJAR H. HAJRIZI (1979 – 1999)

4. MUFAIL H. HAJRIZI (1969 – 1999)

5. MUHAMET F. ISMAJLI (1955 – 1999)

6. SHEREMET SH. SYLA (1962 – 1999)

7. SHYQERI S. SYLA (1938 – 1999)

8. ARIF M. METUSHI (1946 – 1999)

9. SABRI M. SYLA (1939– 1999)

10. HAKI M. METUSHI (1937 – 1999)

11. SAHIDE METUSHI (1933 – 1999)

12. FATMIR F. RAMADANI (1961 – 1999)

13. SALI F. RAMADANI (1974 – 1999)

14. NEXHAT F. RAMADANI (1978 – 1999 )

15. JASHAR M. SALIHU (1974 – 1999)

16. RAIF M. SALIHU (1978 – 1999 )

17. SHUKRI M. SALIHU (1980 – 1999)

18. SADIK XH. OSMANI (1954 – 1999)

19. LUTFI H. BILALLI (1957 – 1999)

20. BAJRUSH N. SHABANI (1976 – 1999)

21. RAGIP J. BAJRAMI (1964 – 1999)

22. BAJRAM S. MEHMETI (1945 – 1999)

23. HANUMSHAHE B. MEHMETI (1977 – 1999)

24. RIZAH M. BEQIRI (1946 – 1999)

25. HALIM B. BEQIRI (1985 – 1999)

26. ZENEL SH. BEQIRI (1978 – 1999)

27. AHMET I. JAKUPI (1942 – 1999)

28. XHELADIN A. JAKUPI (1982 – 1999)

29. MEHMET Q. JAKUPI (1955 – 1999)

30. ESHREF H. JAKUPI (1945 – 1999)

31. HAQIF SH. HYSENAJ (1949 – 1999)

32. AHMET Z. MUSTAFA (1984 – 1999)

33. SKENDER S. HALILI (1930 – 1999)

34. BANUSH A. KAMERI (1968 – 1999)

35. HAJRIZ B. BRAHIMI (1937 – 1999)

36. MURTEZ R. IMERI (1979 – 1999)

37. MUHAMET H. MUSTAFA (1978 – 1999)

38. BAJRAM H. XHELADINI (1964 – 1999)

39. NJAZI SH. ZYMERI (1954 – 1999)

40. AJET M. BRAHIMI (1959 – 1999)

41. MUSTAFË B. ASLLANI (1968 – 1999)

42. AVDYL S. SEJDIU (1900 – 1999)

43. HASAN R. BEQIRI (1984 – 1999)

44. HALIT SH. SHAQIRI (1940 – 1999)

Weelnes