Sot 24 vjet nga heroizmi i 4 trimave shaljanë që luftuan për atdheun
Më 4 maj 1999, Mursel Boletini me shokët Bislim Trepça, Fehmi dhe Ferit Preteni nga komanda e UÇK-së të ZOSH-së marrin detyrën të shkojë në Mitrovicë, saktësisht në lagjen e Ilirida.
Gjatë rrugëtimit në këtë mision, në Zhabar pas një beteje të zhvilluar me forcat e okupatorit, Murseli, Bislimi dhe Fehmiu bien heroikisht në altarin e lirisë, kurse shokun e tyre, Ferit Pretenin, e zë ushtria jugosllave dhe sot e asaj dite nuk dihet ku ndodhet trupi i tij.
Kujtojmë se Mursel Boletini ishte vetëm 22 vjeç kur ra heroikisht në altarin e lirisë.