Aurora Group
LAJME

Sot bota Islame shënon Natën e Madhe të Beratit

Bota islame sot shënon njërën ndër netët e mëdha, të cilat janë të dalluara nga netët e tjera të vitit, e cila sipas besimit Islam konsiderohet si nata e shpëtimit, e kërkimfaljes dhe e pendimit, është edhe Nata e Beratit, shkruan “Mitropol”.

“Berat” ka kuptimin “e pafajësisë”, “me u lirua nga ndonjë vështirësi”, “shpëtim nga ndonjë situatë e keqe”, “marrje e pafajësisë”.

Active

Sipas besimit Islam, kjo natë e madhe, bie në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban të takvimit hixhri, që është muaji pararendës i Ramazanit. Ndryshe, quhet edhe Nata e gjysmës së Shabanit.

Sipas besimit, në këtë natë, Zoti e cakton fatin e krijesave të gjalla për vitin tjetër.

Transmetohet se i dërguari Muhammed për këtë natë i ka thënë gruas së tij, Aishes: “Në këtë natë regjistrohen të gjithë ata që do të lindin dhe të gjithë ata që do të vdesin në këtë vit, po ashtu regjistrohen edhe furnizimet e tyre, dhe në këtë natë ngritën veprat dhe punët.”.
(Transmeton: Bejhekiu, Tirmidhiu…)”.

Për besimtarët preferohet që kjo natë të shoqërohet me lutje dhe namaz fjersa dita pasuese e tij, pra dita e nesërme të shënohet me agjerim./Mitropol/

Premium Store