Sot i jepet lamtumira e fundit motoçiklistit që humbi jetën dje në Prishtinë

36 vjeçari i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme në aksidentin fatal që ndodhi në Prishtinë do të varroset sot në ora 13:00, shkruan Mitropol.
Kujtojmë se aksidenti kishte ndodhur rreth orëve të pasdites, ku i ndjeri ishte dërguar për trajtim, por nuk arriti që t’i mbijetonte lëndimeve të marra.
Lajmin për varrimin e tij e bënë të ditur familjarët.








