Market Florenti
02LAJME

Sot mbahet seanca ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal, Vesa Broja e propozuara e PDK-së

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot do mbajë seancën e dytë që do fillojë në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës, shkruan Mitropol.

Në këtë mbledhje si pika të rendit të ditës janë:
1. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe
2. Propozim vendim për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa

Aurora Group

Në pikën e parë, PDK pritet që për kryesues të Kuvendit ta propozojë asambleisten më të votuar, Vesa Broja, pasi siç mëson Mitropol, kryetari Hamza ka arritur ta siguroj numrin e nevojshëm prej 18 të pranishmëve në sallë për ta arritur kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës dhe zgjedhjen e kryesuesit.

Kuvendi i Komunës obligohet që më së largu 30 ditë prej konstituimit të zgjedh Kryesuesin nga radhët e anëtarëve të Kuvendit.

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për Kryesues të Kuvendit të Komunës, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit.

Nëse votimi për Kryesues të Kuvendit nuk arrinë t’i siguroj votat as në raundin e tretë, procesi ripërsëritet nga fillimi./Mitropol/

Koha