Premium Store
02KULT'ARTLAJME

“Sot mbylli dyert pergjithmonë objekti i vjetër i shkollës së muzikës ‘Tefta Tashko’”

Reagime të shumta në lidhje me rrënimin e objektit të vjetër të shkollës së muzikës “Tefta Tashko” në qendër të Mitrovicës janë duke u dëgjuar nga shoqëria mitrovicase.

Një reagim për këtë veprim të Komunës së Mitrovicës pati edhe një ish-nxënës tash mësimdhënës i kësaj shkolle, Vejsel Abdurrahmani, shkruan Mitropol.

London

Ai shkroi se objekti i vjetër i shkollës së muzikës, ku ai dhe shumë gjenerata u shkolluan e dhanë mësim, ua mbylli dyert përgjithmonë.

“Në këtë kult të dijes rrugëtimin e shkollimit filluam thuajse të gjithë artistët e artit muzikor: këngëtarët, instrumentistët, kompozitorët e shquar të cilët vijnë nga qyteti i Mitrovicës. Ishte vendi ku tingujt muzikor asnjëherë nuk u ndalën, ushqim shpirtëror dhe udhërrëfyes i dijes që në kujtesën time do të mbesin përgjithmonë”, shkroi mes tjerash Abdurrahmani.

Veç tij, reagime për rrënimin e shkollës më të vjetër shqipe të qytetit bënë edhe aktivistë të shoqërisë civile, politikanë opozitarë, profesionistë e profesorë universitar./Mitropol/

Koha