
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se këto vota iu takojnë 19 komunave.
Në qytetin e Vushtrrisë numri i votave me kusht është mjaftë i vogël, rrjedhimisht nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të rezultatit.
Në Vushtrri do të numërohen 11 vota me kusht.

Ai bëri të ditur se procesi i numërimit do të fillojë në orën 16:00.
“Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe që u takojnë 19 nga 21 komunat ku është mbajtur raundi i dytë”, ka deklaruar Elezi.







