Aurora Group
02LAJME

Sot Prokuroria e Mitrovicës i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj

Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.R., i dyshuar për vrasjen në Skenderaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se kërkesa për caktim të masës së paraburgimit është bërë të dielën.

Premium Store

Të shtunën në mbrëmje, 47-vjeçari me inicialet B.M., dyshohet se u vra nga fqinj i tij, në fshatin Baks të Skenderajt. Gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një zënke të çastit.

47-vjeçari, i cili kishte ardhur për pushime nga Austria, mbeti i vrarë si pasojë e plumbave që dyshohet se u shkrepën nga fqinji i tij me inicialet SH.R.

Nga gjuajtjet me armë, plagë mori edhe i dyshuari bashkë me një person tjetër, që u dërguan për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Active 1