Sot tentimi i 49- të për konstituimin e Kuvendit

Sot pritet që të vazhdohet episodi i 49-të me rradhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Mitropol.
Seanca pritet që të fillojë nga ora 11:00.
Sipas deklarimeve të deritanishme nga partitë politike, nuk pritet ndonjë zhvillim as në këtë seancë.
Theksojmë se ka mbetur edhe një javë deri në përfundimin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila përmes një Aktgjykimi ka obliguar deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh, pra deri më 26 korrik.








