
Gjatë ditës së sotme në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, është bërë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Naser (Bislim) Osmani, njofton Mitropol.
Osmani, vinte nga Vaganica që është pjesë qytetit të Mitrovicës. Ai u vra nga forcat serbe, me datë 18 Korrik 1998, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Naser Osmani, u zu në pritë nga forcat serbe tek vendi i quajtur “Rasa e Zogut”, deri sa po kthehej nga Tropoja, prej ku po sjellte armë.

Në ceremoninë e varrimit të Naser Osmanit, ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Mitropol/
Lavdi jetës dhe veprës!








