02SPORT

Sot vendoset finalisiti i dytë, Prishtina përballë Trepçës

Sonte do të mësohet finalisti i dytë i Play-offit të Superligës së Kosovës.

Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës, në ndeshjen e pestë gjysmëfinale.

Tripika

Seria e rezultateve pas katër ndeshjeve është e barabartë 2-2, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në finale ku do të përballen me skuadrën e Pejës.

Ndeshja zhvillohet sot në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, më fillim nga ora 17:15.

Premium Store