Premium Store
LAJME

S’pati konferencë: Presidenca tregon se çka folën Vjosa Osmani me Gabriel Escobar në takim

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje rreth takimit të presidentes Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një komunikate për media, presidenca ka konfirmuar në takim është diskutuar për zhvillimet në veri të vendit, ndërkaq është folur edhe për kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave.

Tripika

“Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë.” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Osmani thuhet se ka potencuar që sulmet ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, janë krime për të cilat autoritet duhet të përballen me drejtësinë.

“Në takim me emisarin Escobar, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.” – është bërë e ditur tutje nga presidenca.

Në fund, thuhet se është diskutuar edhe se si të avancohen më tej raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Vlen të përmendet, se pas këtij takimi nuk ka pasur konferencë për media.

Komunikata e plotë:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.

Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi.

Ajo potencoi se sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë. /Nacionale/

Premium Store