Pellini
02LAJME

Spitali i Mitrovicës nis për herë të parë shërbimin e Kirurgjisë Maksilofaciale – punësohen Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri

 

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka nisur nga sot ofrimin e një shërbimi të ri kirurgjik, për herë të parë në këtë institucion.

Medi

Në kuadër të zgjerimit të shërbimeve shëndetësore, dy kirurgë specialistë të Kirurgjisë Maksilofaciale, Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri, i janë bashkuar stafit të spitalit. Me fillimin e këtij shërbimi, pacientët që kanë nevojë për trajtim nga Kirurgjia Maksilofaciale nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, u ka uruar mirëseardhje mjekëve të rinj, duke theksuar se ndihet i lumtur që pacientëve nga rajoni i Mitrovicës tashmë do t’u ofrohet ky shërbim në një institucion publik, siç është Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.

Weelnes