Spitalit të Mitrovicës i shtohet një mjek specialist i Psikiatrisë, Dr. Gëzim Shabani fillon punën prej sot

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë nga sot do te filloj punën Dr. Gezim Shabani, mjek specialist Psikiatër.
Kështu ka bërë të ditur Spitali i Mitrovicës në një njoftim që ka lëshuar pak më parë, shkruan “Mitropol”.
“Në Spitalin tonë do të ofrohen shërbime ambulantore psikiatrike çdo dite pune.”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, kohëve të fundit, shumë mjekë specialistë po lëshojnë punën në institucionet publike për të vazhduar në ato private për shkak të pagave të ulëta në sektorin e shëndetësisë./Mitropol/