Active 2
LAJME

Sqarim i portalit “Mitropol”

Në portalin, “Mitropol” më datë 18 prill është publikuar një artikull i riprodhuar nga medie tjera, ku shkruhej rreth një dëmi që pretendohet që i ishte bërë buxhetit të shtetit nga Liburn Aliu e Naser Afizi, pasi të njejtit akuzoheshin se ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionë eurosh për vetëm 13 mijë euro.

Mitropol, pasi që e ka shqyrtuar komplet rastin, ka marrë vendim që të largoj artikullin në fjalë ku sipas Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, pas ankesës së personit të apostrofuar, pra Naser Afizit, konstatohet se gjatë raportimit është ardhur në përfundime që nuk i takojnë medias dhe vlerësime që do të duhej t’i bënin organet e drejtësisë.

Weelnes

Në artikullin në fjalë, nëpërmjet publikimit të dokumenteve është raportuar rreth dyshimeve për keqpërdorim nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Por, në artikull nuk përmendet se këto janë veç dyshime të bazuara në prova se ankuesi dhe të tjerët mund të kenë kryer vepra penale që lidhen me nene të caktuara ta Kodit Penal, por është ardhur në konstatim se ata kanë konsumuar ato vepra.

Prezumimi i pafajësisë është një nga parakushtet që kërkohet me Kodin Penal, por edhe me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, deri sa fajësia e personit të apostrofuar të provohet nga organet e drejtësisë.

Andaj, bazuar në etikën gazetareske, Mitropol kërkon falje publike nga z. Naser Afizi për konstatimet e kryera në artikull.

Active